Flash News

E-TJERA

Inceneratorët/ Ish- ministri i cilëson sulme politike, kundërshton Tabaku: Nuk është çështje mjedisore por korruptive

Inceneratorët/ Ish- ministri i cilëson sulme politike,

Ish-ministri i mjedisit Lefter Koka deklaroi për "Open" se debati për inceneratorët është strategji e Partisë Demokratike, dhe akuzat janë politike. Ai ka nënshkruar të treja kontratat në kohën kur drejtonte Ministrinë e Mjedisit.

"Unë besoj se është strategji e PD dhe akuza politike. Cilido që ka dyshime mund ti drejtohet Prokurorisë. Jam shumë i bindur se kam bërë konributin më të madh për këë vend, pavarsisht se u baltos", tha Koka.

Ish-deputetja Jorida Tabaku kundërshtoi ish-ministrin, duke mohuar se akuzat janë politike. Ajo i kujtoi Kokës se ishte në sallën e Parlamentit, kur ajo ka denoncuar këtë aferë korruptive.

"Asnjë akuzë nuk është e re. Zoti Koka ka qenë në sallën e Kuvendit, kur unë kam denoncuar këtë aferë. A ka pasur në Shqipëri një strategji për diegien e mbetjeve? A ka pasur një dokument se pse nga 12 landfilla rajonalë kaluam menjëherë te tre kompani të mëdha incerimi. Nuk është çështje mjedisore por korruptive", deklaroi Tabaku.

Të fundit