Flash News

E-TJERA

‘Inceneratorët janë histori gjaku’, gazetarja tregon si u vra investitori Italian i plehrave në Tiranë

‘Inceneratorët janë histori gjaku’, gazetarja tregon si u

Gazetarja Anduena Llabani ka deklaruar se afera e inceneratorëve nuk është një histori korrupsioni, por një histori gjaku.

E ftuar në studion e ‘Now’ në Euronews Albania, Llabani ka treguar se si ne vitin 2014 në Tiranë u vra një investitor Italian, i pari që solli të parën kompani incenerimi në Shqipëri. Llabani shprehet se vrasja ka ndodhur pikërisht në vitin kur u shfaq historia e inceneratorëve.

Sipas saj, Xhankarko Axola, është një person që ka pasur lidhje të forta me shtetin Italian.

“Unë mendoj që historia e inceneratorëve nuk është një histori korrupsioni, por gjaku. Unë po investigoj, në vitin 2014 është vrarë një shtetas italian, në qendër të Tiranës, i cili ka qenë personi i parë, që ka sjellë në Shqipëri të parën kompani për plehrat, për inceneratorët, që ia ka shitur më pas pronarëve shqiptarë. Xhankarko Axola, i vrarë më 5 nëntor të vitit 2014, që kur filluan këto histori. Mbase këtu duhet parë, është një person që ka pasur lidhje të forta me shtetin italian. Ky është kushëriri i parë i personit që është marrë me historinë e plehrave në Itali. Ndaj them historia e inceneratorëve është një histori gjaku”, tha Llabani.

 

Të fundit