Flash News

E-TJERA

"Inceneratorët monopol qeveritar", Berisha ngren shqetësimin: Banorët po ekspozohen ndaj helmeve kancerogjene

"Inceneratorët monopol qeveritar", Berisha ngren

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për tre inceneratorët në "Çim Peka Live", ku i ka cilësuar një monopol qeveritar. Ai ka ngritur shqetësimin se Inceneratori i Tiranës, Elbasanit dhe Fierit nuk kanë standardet e duhura, çka përbën rrezik për shëndetin e qytetarëve.

"Tre inceneratorët, i Tiranës, Elbasanit dhe Fierit nga të cilët funksionon vetëm i Elbasanit, janë monopol qeveritar, që kanë një sekser që quhet Mirel Mërtiri dhe bashkëpunëtorin e tij Klodian Zoto. Djegasat kanë një gjë themelore, në qoftë se nuk janë të teknologjisë së avancuar ata prodhojnë helmra. Është krim korruptiv, të instalosh një djegës jashtë të gjitha standardeve. Kjo do të thotë që ekspozon banorët në helme kancerogjene nga më të rrezikshme", tha Berisha

 

Të fundit