Flash News

E-TJERA

Inceneratori/ Apeli i Posaçëm prish dënimin për Alqi Bllakon, kthen çështjen për rigjykim

Inceneratori/ Apeli i Posaçëm prish dënimin për Alqi

Apeli i Posaçëm ka prishur vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë ndaj ish-deputetit Alqi Bllako, e cila e ka dënuar me 4 vite burg, duke e kthyer çështjen për rigjykim.

Në vendimin e Apelit të Posaçëm, kërkohet që çështja ndaj Bllakos të gjykohet nga një trupë tjetër gjykuese, brenda së njëjtës gjykatë.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Saida Dollani (kryesuese), Miliana Muça (anëtare) dhe Tereza Merkaj (anëtare),  më datë 23.07.2025, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 50 akti, datë 17.06.2025 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe ankimin e paraqitur nga i pandehuri A.B., ndaj vendimit nr. 22, datë 11.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

Prishjen e vendimit nr. 22, datë 11.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke u urdhëruar dërgimi i akteve për gjykim një kolegji tjetër të së njëjtës gjykatë”, thuhet në vendim.

Bllako u dënua me 4 vite burg nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion në 11 mars të këtij, dënim i cili zbriti në 2 vite e 8 muaj për shkak të procedurës së gjykimit të shkurtuar, pasi u gjet fajtor për kryerjen e veprës penale “korrupsion pasiv” në dy raste.

Të fundit