Flash News

E-TJERA

Inceneratori i Elbasanit/ Dështon seanca e parë në GJKKO, shkak mungesa e avokatëve

Inceneratori i Elbasanit/ Dështon seanca e parë në GJKKO, shkak

Ka dështuar seanca e parë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për inceneratorin e Elbasanit.

Mësohet se shkak është bërë mungesa e dy avokatëve, përkatësisht i Etleva Kondit, e cila ishte e pranishme, por kërkoi të ishte i pranishëm avokati që ndodhej jashtë Shqipërisë dhe avokati i kompanisë “Albtek Energi shpk”.

Ndërkohë, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe ish-deputeti Alqi Bllako nuk ishin të pranishëm në seancë.

Prokuroria përfaqësohej nga Klodian Braho që ka qenë edhe pjesë e seancës paraprake.

Seanca e radhës u caktua me 7 prill, në orën 14:30, ndërkohë që pas kësaj date, procesi do të zhvillohet çdo të enjte në orën 09:30.

Të fundit