Flash News


E-TJERA

Inceneratori i Elbasanit/ SPAK sekuestron pasuri të paluajtshme me vlerë 2 mln euro, lëshohen 5 urdhër-arreste

Inceneratori i Elbasanit/ SPAK sekuestron pasuri të paluajtshme me

GJKKO ka lëshuar sot 9 urdhër-arreste për të përfshirët në aferën e inceneratorit të Fierit dhe 5 të tjerë për atë të Elbasanit.

Në njoftimin e SPAK, mbi hetimet e kryera për inceneratorin e Elbasanit, janë krijuar dyshime se anëtarët e komisionit për dhënien e koncesionit me objekt “Ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Elbasan, për prodhimin e energjisë”, kanë konsumuar veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, të kryer në bashkëpunim.

SPAK njofton se në kuadër të hetimeve, është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” për personat nën hetim Pëllumb Abeshi, ish anëtar i komisionit dhe drejtor i politikave pranë Ministrisë së Mjedisit; Bardhul Çabiri, nga bashkia e Elbasanit; masa e sigurisë “arrest në shtëpi” për personat nën hetim: Serafin Papa i Bashkisë së Elbasanit, Etleva Kondi nga ministria e Energjitikës, Jonida Zeqo nga ministria e Mjedisit.

Masat e sigurisë për zyrtarët dhe ish-zyrtarët janë lë

Inceneratori i Elbasanit/ SPAK sekuestron pasuri të paluajtshme me vlerë 2 mln euro, lëshohen 5 urdhër-arreste

shuar nën akuzën e “shpërdorimi të detyrës”.

Gjykata ka vendosur edhe sekuestro për pasuritë e paluajtshme të përllogaritura në vlerën 2 milionë euro, ku përfshihen apartamente, njësi tregtare dhe pasuri të paluajtshme truall.

“Me vendim të Gjykatës Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, është vendosur caktimi i masës së sigurimit pasurore “sekuestro preventive” për pasuritë e mëposhtme:

14 apartamente me sipërfaqe banimi në total prej 1356 m²;

3 njësi tregtare me sipërfaqe shfrytëzimi në total prej 297 m²;

1 pasuri të paluajtshme të llojit truall me sipërfaqe 147 m² dhe ndërtesë 126 m²;

8 shoqëri tregtare dhe të gjitha asetet në pronësi të shoqërive tregtare.

Pasuritë e paluajtshme të sekuestruara dyshohet se përbëjnë produkt të veprave penale për të cilat po ushtrohet ndjekja penale, ndërsa shoqëritë tregtare të sekuestruara dyshohet se kanë shërbyer dhe janë përdorur si mjete për të realizuar veprat penale. Vlera e pasurive të paluajtshme të sekuestruara është rreth 2,000,000 Euro.

Shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit kanë ekzekutuar sot në datën 29.03.2023 masat e sigurimit personale për shtetasit Pëllumb Abeshi, Bardhul Çabiri dhe Serafin Papa, si dhe janë duke u kryer veprimet e nevojshme për ekzekutimin e masave të sigurimit për shtetasit e tjerë dhe për vënien në administrim të Agjensisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara Tiranë, të pasurive për të cilët është vendosur masa e sigurimit pasurore “sekuestro preventive””, njofton SPAK.

Të fundit