Flash News

E-TJERA

Inceneratori i Elbasanit te ‘Hetimori’/ Bashkitë grumbullojnë mbetje pa kosto, energjia prodhohet por nuk shitet

Inceneratori i Elbasanit te ‘Hetimori’/ Bashkitë

Komisioni Hetimor për Inceneratorët është duke zhvilluar mbledhjen e radhës me seancat e dëshmitarëve. Sot, dëshmitarë janë dy administratorë: administratori i shoqërisë "Intergrated Technology Servis" shpk Faraudin Arapi dhe Administratori i Shoqërisë "Albtek Energy" shpk Arjan Baci.

Arapi deklaroi se shoqëria ka një kredi sovrane për pagat të cilën nuk e ka likuiduar. Ai shtoi se ka qenë EREqë nuk ka miratuar çmimin e energjisë me 8.5 lekë/ orë

“Shoqëria ALBTEG ka kredi sovrane për pagat e cila nuk e ka likuiduar. Studio kontabël në tabelat e saj ka një rritje vlerore mbi vlerat e projektit të kredisë sovrane. Problemi i dytë që është themeltar, shoqëria ALBTEG nëse do të ishte realizuar edhe me çmimin e energjisë prej 8.5 lekë/ orë dhe jo 12 lekë kë/orë që është energjia e rinovueshme. Të gjithë inceneratorët që prodhojnë energji elektrike e nga djegia e impiantit të përpunimit marrin vlerë me 12 lekë kë/orë. Por dhe me energjinë elektrike prej 8 lekë , përballon shpenzimet.  Shumë shpejt do të fillojmë edhe vënien në punë për prodhimin e energjisë elektrike pavarësisht se ERE nuk ka miratuar çmimin. Nuk është defekti i punës së shoqërisë por i ERE-s që ende nuk ka marrë një vendim, dhe duhet të ndajë ose energji të zakonshme ose energji të rinovueshme”, u shpreh administratori.

Administratori i kompanisë koncesionare të inceneratorit deklaroi se energji prodhohej, por nuk shitej duke shtuar se nuk është bërë një auditim apo pasqyrim i bilanceve.

Deputeti demokrat Luçiano Boçi, gjatë pyetjes së dëshmitarit në fjalë, konstatoi se bashkitë e Qarkut të Elbasanit landfillojnë mbetje pa kosto.

Deklarata e administratorit bëri që Boçi të kërkonte llogari nga socialisti Arben Pëllumbi, lidhur me atë që është publikuar në media, ku pohohej se inceneratori ishte funksional. Boçi shtoi se e gjitha ka qenë një vizitë fallco me dy realitete të ndryshme.

Pjesë nga biseda:

Boçi: Nuk shisni energji aktualisht

Administratori: Prodhojmë energji, por nuk ka një kontratë shitje

Boçi: Inceneratori i Elbasanit ishte me kompensim. Çka do të thoshte se do të nxirrte vlerën e vet nëpërmjet prodhimit të energjisë elektrike. Ky është qëllimi që u miratua madje. Do të thotë që ky incenerator ka 4 vite në mos 5 që del me  humbje. Kush i paguan humbjet? Kompensohen nga çmimi për ton mbetje? Si mund të dali në 4 vite me humbje?

Administratori: Ne nuk kemi bërë auditim të bilancit. Kjo është pjesë e hetimeve të SPAK dhe Prokurorisë. Ne fillojmë nga momenti i marrjes në dorëzim deri sot.

Boçi: Sa është sasia e mbetjeve që grumbullohen aktualisht në inceneratorin e Elbasanit?

Administratori: Në impiantin grumbullimit të mbetjeve, një mesatare shkon 120-110 ton në ditë.

Boçi: Është diferencë shumë e madhe. Në muaj sa është sasia e energjisë që prodhohet?

Administratori: Nga momenti i marrjes në dorëzim dhe sot, në përpunohen mbetjet vetëm duke u landfilluar sepse të ardhurat janë zero. Bashkitë e Qarkut të Elbasanit landfillojnë mbetje pa kosto me kosto zero.

Boçi: Nuk japin asnjë lekë, nuk dorëzojnë fare? I bëjnë falas?

Administratori: Deri tani kostot e bashkive të qarkut të Elbasanit kanë qenë zero.

Boçi: Duke qenë se kostot janë zero pse tre bashkitë e tjera të Elbasanit nuk pranojnë të sjellin mbeturinat në landfill?

Administratori: Nuk e di pse nuk pranojnë.

Boçi: Kanë deklaruar se nuk pranojnë kostot financiare dhe ju thoni s’kanë kosto financiare.

Administratori: Di të them që landfillimi deri tani dhe deri në periudhën kur e kemi marrë në dorëzim kanë qenë zero.

Boçi: Zoti Pëllumbi kur shkuam si grup na u dëshmua që këtu prodhohej energji. Ndërkohë unë marr përgjigje që nuk prodhohet energji. Kemi dy realitete të ndryshme. Vetëm landfillohet, nuk incenerohet. Pra e gjithë ajo vizitë e jona ishte fallco. Në kamera u tregua se punonte inceneratori.

Të fundit