Flash News

E-TJERA

Inceneratori i Fierit, GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë për 9 të arrestuarit

Inceneratori i Fierit, GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë për

GJKKO ka lënë në fuqi masat e sigurisë për 9 të arrestuarit si të akuzuar të përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit.

7 nga 9 të prangosurit do të presin hetimet e mëtejshme në masën e sigurisë “Arrest me burg”, përfshirë edhe ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, ndërsa dy të tjerë në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.

Masat e sigurisë për 9 të arrestuarit:

Lefter Koka, ish-ministër i Mjedisit, arrest në burg

Azem Shatëri, ish-kryekomunar, Portëz, arrest në burg

Pëllumb Abeshi, ish-anëtar i komisionit të prokurimit të koncesioneve, arrest në burg

Florian Muçaj, ish-anëtar i komisionit, arrest në burg

Erion Murataj, ish-anëtar i komisionit, arrest në burg

Sabina Cenoimeri, ish-anëtare e komisionit, arrest në shtëpi

Etleva Kondi, ish-anëtare e komisionit, arrest në shtëpi

Klodian Zoto, ish-administrator i Integratet Technology Servises, arrest në burg

Arenc Myrtezai, ish-administrator i inceneratorit të Fierit, arrest në burg.

SPAK arrestoi sot ish-deputetin socialist Alqi Bllako, i përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit.

Bllako akuzohet për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”. Bllako ka favorizuar kompaninë koncensionare “Integrated Technology Waste Treatment”, kundrejt përfitimit të parregullt, në shumën e 14.964.900.

Të fundit