Flash News

E-TJERA

Inceneratori i Fierit, ja kur do të mbahet seanca ndaj Kokës, Bllakos dhe të akuzuarve të tjerë

Inceneratori i Fierit, ja kur do të mbahet seanca ndaj Kokës, Bllakos

Apeli i GJKKO do të japë vendimin në datën 19 dhjetor për Inceneratorin e Fierit.

Në tetor të këtij viti Kolegji Penal vendosi të riçelë pjesërisht shqyrtimin gjyqësor në Apel, gjykim që në Shkallën e Parë u krye me procedurë të shkurtuar.

Pasi mori edhe miratimin e prokurorit të SPAK, Apeli vendosi të përsërisë shqyrtimin gjyqësor për të pandehurit që fituan pafajësi në Gjykatën e Posaçme.

Në rishqyrtim gjykata e Apelit pyeti disa dëshmitarë, si edhe të pandehurën Arjola Kodra. Nga ana e tij, prokurori i çështjes Dritan Prençi i kërkoi gjykatës të deklarojë fajtor për akuzat të gjithë të pandehurit e çështjes, përfshirë Alqi Bllakon, Arben Dervishajn, Juri Imerajn dhe Arjola Kodrën, që fituan pafajësinë Shkallën e Parë.

Në shtator të vitit të kaluar, në mbyllje të gjykimit të dosjes së Inceneratorit të Fierit, Gjykata e Posaçme dënoi më 6 vjet e 8 muaj burg për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka për “korrupsion”, “shpërdorim të detyrës” dhe “pastrim të parave”. Ish-deputeti Bllako u fajësua vetëm për një akuzë me 2 vjet e 8 muaj.

Zotërues i kompanisë koncesionare të inceneratorit të Fierit, Klodian Zoto, u dënua me 12 vite burg. Nga 4 akuza për “korrupsion” Zoto u deklarua fajtor vetëm për një prej tyre, ndërsa u gjet fajtor edhe për “mashtrim me pasoja të rënda”, “krijim skemash mashtruese” dhe “ pastrim të parave”.

Për të pandehurit e tjerë gjykata dha pafajësi, ose dënime nga 3 në 3.5 vite burg, për të cilët më pas u vendos pezullimi i dënimit me burg, ose lirim nga qelia, pasi koha e qëndrimit në paraburgim ishte më e madhe se dënimi i dhënë.

Të fundit