Flash News

E-TJERA

Inceneratori i Fierit/ “Si mund të jesh ndër gazetarët më të mirë”, Ahmetaj debat me Rakipllarin: Thuaj publikut më fal

Inceneratori i Fierit/ “Si mund të jesh ndër gazetarët

Ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj ka debatuar me gazetarin Robert Rakipllain, lidhur me procedurat për inceneratorin e Fierit, i cilësuar si aferë korruptive, me vlerë të kontratës së 28 mln euro, ndërkohë shteti ka paguar 18 mln.

Të ftuar në ‘Opinion’, Rakipllari tregon se në bazë të një raporti të ministrisë së Financave pagesat faktike të 2019 janë në masën 752 milione lekë dhe me një realizim 100% të planit prej 2019-ës.

Debati:

Rakipllari: Raporti i ministrisë së Financave iu 2019-ës për inceneratorin e Fieirt thotë se janë paguar 100% i

Ahmetaj: Po ka planifikim buxhetor  o Rakipllar, jo investimit, si mund të jesh ndër gazetarët më të mirë kur më bën nga ato pyetje

Rakipllari:Jo more, të paguara

Ahmetaj; Lexoje, sille ta lexoj unë

Rakipllari: Është plan fakt, Plani buxhetor pra, e shikon, thuaj publikut më fal se i ngatërron

Rakipllari: Ore Arben Ahmetaj je në terezi tani. Raporti thotë se pagesat buxhetore për Fierin kanë filluar me kohëzgjatje 6 vjet, pagesat faktike të 2019 janë në masën 752 milione lekë duke rezultuar me një realizim 100% të planit prej 2019-ës.

Ahmetaj: O djalë janë të planit buxhetor, prapë kërko të falur

Rakipllari:Ti paguan atë ai s’bën

Ahmetaj: Kush të tha, pse s’shkon atje ti dhe rri me mua , pse m,err përgjegjësi para qytetarëve. Duhet të mbaronte më përpara por u vonua me rialokimin e sajtit që ka kushtuar rreth 2 mln euro jo shtetit, atyre. Gjatë 2019 bllokuam deri në shtator pagesat për koncesionet dhe bëmë paketën e pagës së luftës, ndaj mos thoni se ska punë.

Rakipllari:Po flasim për një koncept tjetër.

 

Të fundit