Flash News

E-TJERA

Inceneratori i Tiranës, dënohet me 4 vite burg ish-deputeti i PS

Inceneratori i Tiranës, dënohet me 4 vite burg ish-deputeti i PS

Dënohet me 4 vite burg ish-deputeti i PS, Alqi Bllako nga GJKKO lidhur me aferën e inceneratorit të Tiranës.

Bllako për shkak të gjykimit të shkurtuar ka përfituar ulje të dënimit dhe do të vuaje 2 vite e 8 muaj në burg.

Sakaq, Bllakos i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Sipas hetimeve të SPAK, Bllako ka përfituar në mënyrë të tërthortë rreth 120 mijë euro nga biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, pronarët e vërtetë të inceneratorit.

Bllako është dënuar më parë me vendim të formës së prerë edhe për inceneratorin e Elbasanit me 2 vite e 8 muaj burg, ndërsa dosja për inceneratorin e Fierit është rikthyer për rigjykim nga Apeli i GJKKO-së.

Të fundit