Flash News

E-TJERA

Inceneratori i Tiranës/ Lefter Koka kërkon pafajësinë në GJKKO

Inceneratori i Tiranës/ Lefter Koka kërkon pafajësinë

Mbahet sot në GJKKO seanca për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka për inceneratorin e Tiranës.

Avokati mbrojtës i tij, Maksim Sota ka kërkuar pafajësinë e ish-ministrit.

“Kërkojmë pafajësi për akuzën e shpërdorimit të detyrës, nuk ka vepër penale, kemi dhe dokumentet për sëmundjet që vuan i mbrojturi prej meje, qe të kihen parasysh në rast se shpallet fajtor”, tha avokati.

Në seancën e kaluar, SPAK kërkoi 4 vite burg për Lefter Kokën. Nëse shpallet fjator Koka përfiton 1/3 e uljes së dënimit, duke zbritur në 2 vite e 8 muaj heqje lirie.

Të fundit