Flash News

E-TJERA

Inceneratori i Tiranës, SPAK kërkon 5 vite burg për Alqi Bllakon

Inceneratori i Tiranës, SPAK kërkon 5 vite burg për Alqi Bllakon

Prokuroria e Posaccme ka kërkuar 5 vite burg për ish-deputetin socialist Alqi Bllako, i akuzuar për korrupsion pasiv, në dosjen e inceneratorit të Tiranës.

Nëse Bllako dënohet me 5 vite burg, përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe dënimi përfundimtar do jetë 3.4 vite burg dhe 5 vite nuk ushtron asnjë funksion publik.

Nga hetimet e SPAK, ka rezultuar se Bllako ka përfituar në mënyrë të tërthortë shumën prej rreth 120 mijë eurosh nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, pronarët e shoqërisë koncesionare, për blerjen e një pajisjeje për aktivitetin tregtar të babait të tij, një fabrikë birre në Ersekë.

Në dosje thuhet gjithashtu se Bllako i ka propozuar Vladimir Bezhanit të vijonte si këshilltar i jashtëm i ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, dhe të ofronte konsulencë juridike gjatë periudhës kur po përgatitej procedura e dhënies së koncesionit.

Të fundit