Flash News

E-TJERA

Incident gjatë faljes së namazit, me thirrjet "s'ka Zot" një person hyn në sheshin 'Skënderbej' dhe tenton të vetëdigjet

Incident gjatë faljes së namazit, me thirrjet "s'ka
Foto ilustruese

Një incident ka ndodhur, teksa besimtarët myslimanë falnin namazin mëngjesin e sotën në sheshin 'Skënderbej'. Një 40-vjeçar ka tentuar të futet mes besimtarëve me thirrjet se, "s'ka Zot, duhet me ik nga kjo jetë". 

B.G ishte lyer me benzinë dhe dyshohet se kishte qëllim të vetëdigjet. Ai është neutralizuar fillimisht nga besimtarët dhe më pas është shoqëruar nga efektivët e policisë.

"Më datë 13.05.2021, rreth orës 07:05, në sheshin “Skenderbej” shtetasi B. G., rreth 40 vjeç, ishte lyer me benzine dhe dyshohet se kishte qëllim të vetëdigjet, por është ndaluar nga disa qytetarë aty në afërsi. 40-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.1", thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Zëvendëskryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Taulant Bica tha për gazetarët se rasti ishte një incident, që nuk ka të bëjë me besimin. "Sot është ditë feste, ditë gëzimi dhe ngjarje të tilla nuk i shërbejnë mesazhet të kësaj feste. Ndodhi për shkak të problemeve mendore të një personi apo kushteve në të cilat ai ndodhet. Incidente të tilla nuk kanë të bëjnë aspak me një besimtar me një mendje të shëndoshë", tha ai.

Të fundit