Flash News

E-TJERA

Incident në një qendër votimi në Fushë-Krujë, nxirret me dhunë komisioneri i opozitës

Incident në një qendër votimi në Fushë-Krujë,

Një incident ka ndodhur në Fushë-Krujë gjatë procesin të votimit për zgjedhjet vendore 2023. Persona kanë hyrë në qendrën e votimit 1302/ 1 dhe kanë nxjerrë me dhunë komisionerin e opozitës, Ilir Hyka. Në këtë qendër votimi ka 755 votues dhe votimi është pezulluar momentalisht.

Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se shtetasi E. K., i cili kishte shkuar për të votuar në këtë Qendër, kishte debatuar me një anëtar të Komisionit të Qendrës së Votimit, shtetasin I. H., dhe më pas e kishte goditur atë me grusht, për radhën e votimit.    

Shtetasi E. K. është shpallur në kërkim dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e tij.    

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 10:10, Komisioni i Qendrës së Votimit 1302-1, KZAZ Nr. 20, Fushë Krujë, me vendimin numër 1, ka kërkuar ndihmë nga Policia e Shtetit, pasi në këtë qendër votimi një shtetas (votues) ishte konfliktuar me një anëtar të Komisionit.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pasi kanë marrë njoftim, kanë shkuar në Qendrën e Votimit 1302-1, ku ka rezultuar se shtetasi E. K., i cili kishte shkuar për të votuar në këtë Qendër, kishte debatuar me një anëtar të Komisionit të Qendrës së Votimit, shtetasin I. H., dhe më pas e kishte goditur atë me grusht, për radhën e votimit.

Shtetasi E. K. është shpallur në kërkim dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e tij.

Po me vendim të Komisionit të Qendrës së Votimit, pas normalizimit të situatës, punonjësit e Policisë janë larguar nga Qendra e Votimit.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit