Flash News

E-TJERA

Pësoi avari, avioni privat bën ulje të detyruar në Rinas. Në bord një familje nga Zvicra

Pësoi avari, avioni privat bën ulje të detyruar në Rinas.
Foto nga incidenti ne Rinas

Një incident është shënuar në aeroportin e Rinasit.

Një avion i vogël model Beechcraft me regjistrim zviceran, me 4 persona në bord, dy të rritur dhe dy fëmijë bëri ulje të detyruar në mes të pistës pasi pësoi një avari në sistemin e rrotave.

Sipas TIA-s, asnjë nga personat nuk është lënduar, ndërsa pas incidentit operimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, u pezulluan për 1 orë e 45 minuta.

"Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njofton se në orën 16:15 të datës 28 Shtator 2021, një avion i vogël model Beechcraft me regjistrim zviceran HB-EFH, me 4 persona në bord, dy të rritur dhe dy fëmijë, të gjithë shtetas zviceranë, bëri ulje të detyruar në mes të pistës pasi pësoi një avari në sistemin e rrotave. Avioni ishte nisur nga Venezia, me destinacion Tiranën. Pasagjerëve u dha ndihma e parë menjëherë. Fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar dhe të katërt gëzojnë shëndet të plotë.

Pas lajmërimit të Organit Kombëtar të Investigimit të Incidenteve Ajrore dhe kryerjes së investigimit në zonën e pistës, avioni u zhvendos nga pista, si pasojë, operimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, u pezulluan për 1 orë e 45 minuta.
Fluturimet rifilluan.
TIA mbetet në dispozicion të çdo pasagjeri dhe falenderon të gjithë udhëtarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin", njofton zyrtarisht Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës. 

Të fundit