Flash News

E-TJERA

Incident në sfidën Partizani- Bazel, tifozët zvicerianë përplasen me policinë

Incident në sfidën Partizani- Bazel, tifozët zvicerianë

Në "Elbasan Arena" po luhet sfida mes Partizanit dhe Bazelit, për sfidën e kthimit të turit të dytë të Ligës së Konferencës.

Pak minuta pas fillimit të ndeshjes, tifozët e skuadrës zviceriane janë përplasur me forcat policore, të cilët i kanë shoqëruar jashtë stadiumit.

Në ndeshjen e parë "të kuqtë" e Ilir Dajës pësuan një humbje të thellë 3-0 në Zvicër. Edhe për sfidën e sotme Daja ka mbajtur të njëjtin formacion, me të vetmin ndryshim në mesfushë, ku në vend të Herald Markut do të jetë Arinaldo Rrapaj.

FORMACIONET ZYRTARE

PARTIZANI- Hoxha, Gligorov, Damçevski, Belica, Shehi, Bardhi, Murataj, Rrapaj, Lukas Kardozo, Tedi Cara, Senio Zhunior, Trajner: I.Daja.

BAZELI- Lidner, Pelmard, Frei, Djiga, Lang, Xhaka, Kuintila, Stoker, Palasios, Zhegrova, Kabral, Trajner: P.Rahmen.

Të fundit