Flash News

E-TJERA

Incident në vendin e punës, ndërron jetë punonjësi i fasonerisë në Krujë

Incident në vendin e punës, ndërron jetë punonjësi i

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në Krujë.

Policia bën me dije se në një masoneri në Thumanë, aksidentalisht është goditur nga një tranxhë shtetasi T. L., 35 vjeç.

Si pasojë e plagëve të marra 35 vjeçari ka ndërruar jetë. 

“Më datë 21.06.2023, në një fasoneri në Thumanë, Krujë, dyshohet se aksidentalisht është goditur nga një tranxhë shtetasi T. L., 35 vjeç, punonjës i kësaj fasonerie, dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.”, bën me dije policia.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit