Flash News

E-TJERA

Incident në Vlorë, dhunohet drejtori i IMT dhe inspektori, gjakoset efektivi i policisë

Incident në Vlorë, dhunohet drejtori i IMT dhe inspektori, gjakoset

Një operacion nga Policia Bashkiake në Vlorë, në bashkëpunim me Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit për lirimin e hapësirave publike të zëna nga biznese private, është shoqëruar me incidente dhe përplasje fizike.

Sipas informacioneve, në zonën e hyrjes së qytetit të Vlorës, katër qytetarë kanë kundërshtuar aksionin duke kaluar në konflikt fizik me drejtorin e IMT-së dhe një inspektor përgjegjës. 

Për shkak të agravimit të konfliktit, është dashur ndërhyrja e Policisë Rrugore për të rivendosur rendin. Gjatë përpjekjeve për të qetësuar situatën, një punonjës policie është goditur, çka e ka detyruar atë të përdorë armën e shërbimit duke qëlluar  në ajër.

Pas incidentit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat speciale “Shqiponja”, të cilat kanë shoqëruar në ambientet e komisariatit personat e përfshirë në konflikt, për veprime të mëtejshme procedurale dhe ligjore.

Autoritetet pritet të sqarojnë rrethanat e plota të ngjarjes dhe masat që do të merren ndaj përgjegjësve.

Të fundit