Flash News

E-TJERA

Incident në Zvërnec, autobusi me nxënës del nga rruga

Incident në Zvërnec, autobusi me nxënës del nga rruga

Një incident është regjistruar mesditën e sotme në zonën e Zvërnecit, pranë Manastirit, ku dy autobusë kanë mbetur të bllokuar gjatë tentativës për t’u shkëmbyer në një segment të ngushtë rruge.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 në rrugën e Sazanit. Sipas të dhënave paraprake, një autobus gjatë manovrës për të kaluar një mjet tjetër, ka dalë pjesërisht nga karrexhata, duke përfunduar me dy goma të anës së djathtë jashtë rrugës.

Si pasojë, autobusi ka mbetur i bllokuar dhe ka penguar përkohësisht qarkullimin në zonë. Në vendngjarje janë angazhuar persona dhe mjete për të bërë të mundur nxjerrjen e autobusit dhe normalizimin e situatës.

Sipas informacioneve, në të dy autobusët ndodheshin nxënës që ishin në një ekskursion shkollor. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.

Shkak i incidentit dyshohet të jetë ngushtësia e rrugës dhe vështirësia e manovrimit të mjeteve të mëdha në këtë segment.

Të fundit