Flash News

E-TJERA

Incidentet me tifozët, Bogdani: Policia me standard të dyfishtë; Soko: Jemi vasalë

Incidentet me tifozët, Bogdani: Policia me standard të dyfishtë;

Ardhja e mijëra tifozëve për finalen e Conference League në Tiranë shkaktoi edhe trazira në kryeqytet, ndërsa qindra tifozë u përplasën fizikisht me policinë shqiptare. Për pasojë, një polic u plagos me thikë dhe dhjetëra të tjerë u lënduan lehtë.

Por si ishte reagimi i policisë, përballë të huajve krahasuar me skenat të ngjashme në protestat e shqiptarëve.

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko i ftuar në ‘Politiko’ në Top News thotë se policia veproi e urdhëruar duke treguar se ne kemi një kulture vasaliteti.

Ndërkohë, ish deputeti i PD, Gert Bogdani thotë se policia përdor një standard të dyfishtë krahasuar me protestat e shqiptarëve.

Pano Soko: Të jesh kaq i butë me të huaj dhe të ashpër me ne, është të nxjerrësh në pah atë që ka qenë e dukshme. Kur proteston populli i sulesh me gaz, me ujë, dhunë, në shproporcion me atë që ndodhi me turistët. Po të kishin qenë shqiptarë do kishte kërcitur druri.

Një policeje iu dëmtuan gishtat në një protestë, i shkoi Rama, ministri në spital, kurse te polici që u qëllua me thikë në rastin e  turistëve nuk pash njeri. Është kultura jonë e vasalitetit prej opinionin e të tjerëve. Jemi vasalë, lind që në kupolë.

Redi Jupi: Policia veproi mirë, ishte një specifikë pasi kishim mungesën e eksperiencës. Ishte kusht nga UEFA siguria.

Gert Bogdani: Duke pasë parasysh imazhin jo pozitiv që ka pasë vendi, pati edhe standarde të dyfishtë nga policia. Me tifozët ngriti duart në ajër. Mentaliteti i drejtuesve në këtë rast. Shqiptarët nuk thyejnë lokale, nuk lejojnë të protestojnë shqiptarët. Janë skena që lidhen me kompleksin e inferioritetit.

Të fundit