Flash News

E-TJERA

Incidentet me tifozët, Bushati: Policia dështoi përballë huliganëve se nuk u lejua të bëjë detyrën

Incidentet me tifozët, Bushati: Policia dështoi përballë

Analisti Andi Bushati thotë se policia dështoi përballë huliganëve një natë më parë në Tiranë, se sipas tij u përdor politikisht dhe nuk u lejua të bëjë detyrën.

I ftuar në emisionin ‘Shock’ në Euronews Albania, sipas Bushatit policia tregoi se ka dy standarde dhe ndryshe është sjellë në protestat e opozitës ku ka përdor dhunë masive dhe ndryshe u soll dje përballë disa të huajve që edhe pse të dhunshëm nuk duheshin prekur për të mos prishur imazhin e vendit nëpër botë.

“Kemi një polici që dhunon një njëri që shet qepë dhe nuk tregon të njëjtën forcë ndaj një huligani që shkakton 18 policë të plagosur. Asnjë nga protestat e mëparshme të opozitës nuk ka pasur 18 të plagosur dhe kaq dhunë, por tubat e ujit dhe gazi lotsjellës pushtonte Tiranën. Një njëri që cenon pushtetin e Ramës policia është e dhunshme, ndaj një tifozi që duhet të shpërndajë në Perëndim imazhin e bukur të regjimit në Shqipëri e lë ta plagosi policin dhe nuk shohim gaz lotsjellës. Policia i ka pasur duart e lidhura të mos bëjë detyrën që të mos tregojë fytyrën e regjimit në perëndim”, tha Bushati.

 

 

Të fundit