Flash News

E-TJERA

Incidentet ndaj gazetarëve në zgjedhjet e 11 majit, reagon OSBE: Jemi të shqetësuar!

Incidentet ndaj gazetarëve në zgjedhjet e 11 majit, reagon OSBE: Jemi

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar e shqetësuar lidhur me incidentet e raportuara ndaj gazetarëve para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të fundit.

Në rrjetet sociale, OSBE thekson se liria e medias është si një gur themeli i demokracisë dhe është e gatshme të mbështesë çdo përpjekje për të respektuar angazhimet në kuadrin e OSBE-së për mbrojtjen e gazetarëve. 

"Prezenca e OSBE-së në Shqipëri shpreh shqetësimin e saj lidhur me incidentet e raportuara ndaj gazetarëve para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të fundit, përfshirë rastet e frikësimit dhe të pengesave.

Theksojmë edhe një herë rëndësinë jetike të lirisë së medias si një gur themeli i demokracisë dhe jemi të gatshëm të mbështesim çdo përpjekje për të respektuar angazhimet në kuadrin e OSBE-së për mbrojtjen e gazetarëve dhe sigurimin e një mjedisi mediatik të sigurt dhe të hapur", thuhet në reagimin e prezencës së OSBE-së në Shqipëri. 

 

 

Të fundit