Flash News

E-TJERA

Incidenti i dytë në 24 orë, peshkarexha në Adriatik përplaset me velierën angleze

Incidenti i dytë në 24 orë, peshkarexha në Adriatik

Një tjetër incident detar ka ndodhur në Adriatik rreth 15 milje larg bregdetit të Durrësit.

Peshkarexha “Perëndesha” dhe veliera “Blue Moon” me flamur anglez janë përplasur rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm në det të hapur.

Në peshkarexhë ndodheshin 5 persona, ndërkohë që në velierën e vogël ishte një çift britanik. Nga incidenti nuk ka të lënduar.

Një ditë më parë në gjirin e Durrësit, peshkarexha “Elton 1” u godit nga trageti i linjës Durrës-Bari. Tre persona që ndodheshin në peshkarexhë u shpëtuan Policia Kufitare.

Të fundit