All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Incidenti me artistët në kufi, aktori nga Kosova: Rrëmbimi banditesk nga policia shqiptare

All - Paragraf - 1

Incidenti me artistët në kufi, aktori nga Kosova: Rrëmbimi

Aktori dhe drejtori artistik i Qendrës Multimediale, Jeton Neziraj nga Kosova foli për ndalimin e kolegëve të tij nga policia shqiptare. 

All - Paragraf - 3

I ftuar në Syri tv, Neziraj tregoi se edhe pse kishin prova, se ata vinin nga Kosova pas një shfaqje nga Bolonja, drejtuesit e Policisë së Tiranës, artistët u futën për 10 orë në paraburgim në Shqipëri pasi policia i ngatërroi ata me një grup kriminal të trafikimit të tritolit.

Një lloj rrëmbimi banditeskt i paparë, i një grupi njerëzish që nuk kishte njohuritë bazike se pse ndodhej aty, dhe për çfarë ishte shoqëruar.

Pavarësisht se insistonim dhe kishim vulat italiane dhe shqiptare që sapo kishim udhëtuar, pasaportat biletat, faktet ishin të parëndësishme kundrejt atij vrulli, entuziazmi që kapën kontrabanduesit e armëve.

Ajo ç’ka më binte në sy, ishte një lloj entuziazmi dhe mbërritja te konferenca për mediat, ku do të duhej të prezantohej kapja e grupit të kosovarëve, ose kujtdo tjetër, por e rëndësishme ishte të dilnin në konferencë dhe të dëshmonin efikasitetin e policisë shqiptare.

Ka qenë një aventurë e jashtëzakonshme e reduktuar në një periudhë 10 orëshe, ku ti sheh të pikturume një Shqipëri  që nuk do të doje ta shihje, ose më saktësisht një institucion policor që nuk do donim ta shikonim.

Nëse kjo ndodh me njerëz të cilët ishin të informuar se kishin një jetë publike, çfarë ndodh me njerëzit e zakonshëm, të cilët bien pre e këtyre lloj kapjeve të shtetit, paguajnë çmim edhe më të keq dhe të vështirë, se ai që paguam ne, i cili ka të bërë që ka të bëjë me jo profesionalizmin policor, sepse ishte shumë kollaj të verifikohej se ne ishim në Itali dhe kontrollonin vulat.

Por ata nuk e kishin mendjen këtu, ata kishin mendjen të dilnin në konferencë dhe të thonin se kapëm 5 kosovarët e tritolit’, tha drejtori artistik i Qendrës Multimediale.

 

Të fundit