Flash News

E-TJERA

Incidenti ndaj Berishës, reagon federata ‘Vatra’ në New York: Akt i turpshëm dhe skandaloz

Incidenti ndaj Berishës, reagon federata ‘Vatra’ në New

Federata Pan-shqiptare e Amerikës Vatra ka reaguar pas sulmit fizik sot ndaj Sali Berishës, në protestën e opozitës.

Në një reagim në rrjetet sociale, ‘Vatra’ dënon ngjarjen si një akt të turpshëm dhe skandaloz.

“ Federata Pan-shqiptare e Amerikës Vatra dënon ashpër sulmin e rëndë ndaj liderit të opozitës shqiptare Prof. Dr. Sali Berisha. Goditja ndaj Doktor Berishës është një akt i turpshëm dhe skandaloz. Është një veprim i pa pranueshëm në një shoqëri të lirë dhe demokratike. Është një akt i tmerrshëm që meriton ndëshkimin më të rëndë të forcës së ligjit dhe institucioneve.

Ky akt burracak dhe i neveritshëm do jetë gjithmonë i refuzuar prej njerëzve e shoqërive të lira si veprim që bie ndesh me parimet e demokracisë, liritë e të drejtat e njeriut, shtetin ligjor, parimet kushtetuese në një shtet demokratik.

Vatra u bën thirrje autoriteteve ligjzbatuese dhe organeve të drjetësisë që të veprojnë sa më shpejt në zbardhjen e plotë të ngjarjes së dhunshme e skandaloze.

Goditja e Doktor Berishës jo vetëm si lidër i opozitës por edhe si ish-President dhe ish-Kryeministër i Republikës së Shqipërisë përbën një ditë të zezë edhe për vetë shtetin shqiptar.

Vatra i uron shërim të shpejtë Doktor Berishës dhe shpreh mbështetjen e plotë ndaj tij dhe të gjithë opozitarëve shqiptarë që kërkojnë një Shqipëri të lirë, të zhvilluar dhe demokratike”, thuhet në reagim.

Të fundit