Flash News

E-TJERA

Incidenti në Bulqizë, Xhelal Mziu kallëzon zyrtarin e PS për krim zgjedhor, materialet referohen në SPAK

Incidenti në Bulqizë, Xhelal Mziu kallëzon zyrtarin e PS për

Policia e Dibrës ka referuar në SPAK materialet për veprën penale 'pengimi i subjekteve zgjedhore' për Kalosh Murrën pas kallëzimit të drejtuesit politik për Qarkun Dibër, Xhelal Mziu, pas një sherri të ndodhur në Ostren të Bulqizës.

Kandidati i PD-së ka berë kallëzim për këtë të fundit ku pretendon se gjatë takimit elektoral të zhvilluar nga Partia Demokratike në fshatin Ostren, Kalosh Murra indimidonte pjesëmarrësit në takim.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në SPAK, për veprën penale “Pengimi i subjekteve zgjedhore”, për shtetasin K.M., 33 vjeç, banues në Shupenzë, pasi ndaj tij me datë 25.04.2025, ka bërë kallëzim shtetasi Xh. M., 58 vjeç, banues në Tiranë, i cili pretendon se gjatë takimit elektoral të zhvilluar nga subjekti politik “Partia Demokratike”, në fshatin Ostren, shtetasi K.M., indimidonte pjesëmarrësit në takim", njofton policia. 

Të fundit