Flash News

E-TJERA

Indeksi i BTI: Demokracia në Shqipëri është përkeqësuar, dobësohet Shteti i së Drejtës

Indeksi i BTI: Demokracia në Shqipëri është

Indeksi i Transformimit Bertelsmann Stiftung (BTI) analizon dhe vlerëson se si vendet në zhvillim dhe vendet në tranzicion po ecin në ndryshime shoqërore drejt demokracisë dhe ekonomisë së tregut.

Nga 137 vende të marra në studim, demokracia në Shqipëri, në raportin e BTI publikuar për 2022 marrë nga ODA, vlerësohet si demokraci me defekte, përkatësisht me 7.1 pikë nga 10 pikët maksimale.

Krahasuar me 2 vite më parë, demokracia është përkeqësuar në Shqipëri. Rënia është nga 7.15 pikë që vlerësohej në vitin 2020 në 7.1 pikë në vitin 2022. Viti me vlerësimin më të ulët të këtij indeksi është në raportin e vitit 2014, vlerësim 6.7 pikë nga 10 të mundshme.

Indeksi i BTI: Demokracia në Shqipëri është

Indeksi i BTI: Demokracia në Shqipëri është

Në raportin e publikuar në vitin 2022, në lidhje me demokracinë, Shqipëria vlerësohet më dobët në përpjekjet e saj për të bërë Shtet të së Drejtës. Nga 10 pikë të mundshme, Shqipëria vlerësohet në këtë aspekt me 5.5 pikë. Indikatori i dytë që vlerësohet më dobët në lidhje me demokracinë është Stabiliteti i Institucioneve Demokratike në vend, me 6.5 pikë. Integrimi Politik dhe Social është aspekti i tretë që vlerësohet më dobët përsa i përket vlerësimit të shkallës së demokracisë në vend, përkatësisht 6.8 pikë nga 10 të mundshmet.

Më mirë vlerësohet Pjesëmarrja Politike me 7.8 dhe Shtetësia me 9 pikë nga 10 maksimale.

Indeksi i BTI: Demokracia në Shqipëri është

Administrimi bazë, pra përgjegjësia e shtetit për të ofruar shërbimet publike, vlerësohet më dobët, me 7 pikë nga 10 maksimalet.

Indeksi i BTI: Demokracia në Shqipëri është

Lidhur me Shtetin e së drejtës, indikatori që vlerësohet më dobët është Ndjekja Penale për Abuzim me Detyrën, që vlerësohet vetëm me 4 pikë nga 10 të mundshmet. Shumë dobët, me gjysmën e pikëve vlerësohet Sistemi Gjyqësor dhe Ndarja e Pushteteve.

Indeksi i BTI: Demokracia në Shqipëri është

Krahasimi i indikatorëve të publikuar në vitin 2022, me një dekadë më parë, 2012 na tregon që Indeksi i Statusit të Demokracisë ka shënuar rënie. Përkatësisht, ky indeks është vlerësuar me 7.25 pikë nga 10 në vitin 2012, kurse në vitin 2022 vlerësimi ka rënë në 7.1 pikë. Krahasuar me vendet e tjera në zhvillim ose tranzicion Shqipria ka përmirësim në renditje, përkatësisht nga vendi i 34/137 vende në vendin e 27/137 vende. Pra, kemi përmirësim në renditje kundrejt të tjerëve por kemi përkeqësim kundrejt vetes.

Të fundit