Flash News

E-TJERA

Indeksi i çmimeve të prodhimit rritet me mbi 20% brenda një viti, kryeson energjia

Indeksi i çmimeve të prodhimit rritet me mbi 20% brenda një

Në tremujorin e tretë të këtij viti, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit është rritur me 20.9 % krahësuar me një vit më pare. Ndërsa krahësuar me tremujorin e dytë të këti viti, u rrit 2.1 %.

Rritja me e madhe e çmimeve prej 39,4 % vërehet në  seksionin “Energjia elektrike, gaz, avull dhe me ajër të kondicionuar” pasuar nga seksionet “Industri nxjerrëse” me 29,4 %.

Indeksi i Çmimeve të Prodhimit në seksionin “Industri përpunuese” ka shënuar rritje me 17,0 %. Brenda këtij seksioni rritja më e madhe vërehet në aktivitetin “Prodhimi i produkteve minerale jo metalike” me 31,4 %, pasuar nga aktivitetet “Përpunimi i koksit dhe rafineria e nënprodukteve të naftës” me  28,5 %, “Prodhimi i kimikateve dhe produkteve kimike” me 27,0 %, “Prodhimi i produkteve metalikë të fabrikuar, përveç makinerive dhe pajisjeve” me 26,6 %, etj.

Nga ana tjetër ulja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “Prodhimi i mjeteve të transportit, rimorkiove dhe gjysëmrimorkiove” me 3,8 %, pasuar nga aktiviteti “Prodhimi i paisjeve elektrike” me 2,5 %.

Burimi: INSTAT

Të fundit