Flash News

E-TJERA

Indeksi i Demokracisë, “The Economist”: Shqipëria 'demokraci me probleme'

Indeksi i Demokracisë, “The Economist”: Shqipëria

Shqipëria ka shënuar progres për të dytin vit radhazi në Indeksin e Demokracisë. Sipas “The Economist”, vendi ynë renditet i 68-ti, ndërsa një vit më parë listohej në pozicionin e 71.

Sa i përket rajonit, përmirësimin më të dukshëm e ka Serbia, që renditet e 63-ta. Ndërsa shtetet e tjera vijnë pas Shqipërisë.

Vendi është më dobët në kategorinë e “pjesëmarrjes politike”, që kishte një pikëzim prej 4.44, e njëjtë me vitin e kaluar. Progres nuk është shënuar as në kategorinë “procesi zgjedhor dhe pluralizmi”.

Shteti më demokratik në botë është Norvegjia, e ndjekur nga Zelanda e re, Finlanda, Suedia, Islanda. Disa raporte të nxjerra së fundmi nga organizmat ndërkombëtare kanë ngritur shqetësimin për lirinë e shtypit në Shqipëri, e cila është një tregues për nivelin e demokracisë në vend.

 

Të fundit