Flash News

E-TJERA

Indeksi i Ekonomisë së Lirë: Shqipëria fiton pikë në shpenzimet tatimore, problematik sistemi i drejtësisë

Indeksi i Ekonomisë së Lirë: Shqipëria fiton pikë

Një raport i Indeksit të Ekonomisë së Lirë në botë, e ka vlerësuar Shqipërinë me 66.6 pikë, pas studimit të disa nga shtyllat që i garantojnë një vendi një ekonomi të lirë.

Pikë sa optimiste aq edhe jo shumë premtuese për vendin tonë, pasi dukshëm nga raporti del se një nga shtyllat më problematike të konstatuara është efektiviteti i sistemit të dejtësisë, për të cilën Shqipëria ka marrë 49.8 pikë.

Barra ose ndryshe shpenzimet tatimore kryesojnë renditjen për Shqipërinë, duke e vlerësuar këtë të fundit me 89.1 pikë, për të vijuar më tej me lirinë tregtare me 82.6 pikë dhe liria monetare me 82.0 pikë.

Shqipëria ka arritur të grumbullojë më shumë pikë se Franca (65.9 pikë) dhe Italia (65.4 pikë).

Indeksi i Ekonomisë së Lirë: Shqipëria fiton pikë

Raporti pohon se “mesatarisht, nga katër shtyllat e lirisë ekonomike mbi të cilat bazohet klasifikimi me indeks, shteti i së drejtës ka pikët më të ulëta në një shkallë nga 0 deri në 100. Kjo pasqyron korrupsionin sistemik të institucioneve qeveritare në shumë vende.”

Vendet me shtetin më të keq të ligjit përfshijnë Burundin, Republikën e Afrikës Qendrore, Turkmenistanin, Guinenë Ekuatoriale, Korenë e Veriut, Eritrenë dhe Venezuelën (e cila është në vendin e fundit). Ato me sundimin më të lirë dhe më të drejtë të ligjit janë Finlanda, Norvegjia, Suedia, Danimarka, Zvicra, Holanda dhe Luksemburgu.

Në nivel global, nga tre nënfaktorët e efikasitetit rregullator të lirisë ekonomike, liria monetare shënon pikët më të larta, e ndjekur nga liria e biznesit dhe më pas liria e punës.

Vendet kryesore sipas rezultatit mesatar të efikasitetit rregullator janë Singapori, Shtetet e Bashkuara, Austria, Tajvani, Danimarka dhe Finlanda. Në të kundërt, shkelësit më të këqij në rend zbritës janë Sierra Leone, Irani, Kuba, Sudani, Zimbabve, Venezuela dhe Koreja e Veriut.

Të fundit