Flash News

E-TJERA

Indeksi i Inovacionit Global: Shqipëria e fundit në rajon, hapa pas në arsim. Mali i Zi me performancën më të mirë

Indeksi i Inovacionit Global: Shqipëria e fundit në rajon, hapa pas

Shqipëria renditet në vendin e 68-të nga 132 vende të cilat janë marrë në studim nga “Indeksi Global i Njohurive” për vitin 2022. Vendi ynë vlerësohet me 45.4 pikë, sipas raportit.

Në krahasim me vitin e pandemisë Shqipëria është përkeqësuar në renditje dhe në vlerësimin me pikë, pasi për vitin 2020 vendi renditej në pozicionin e 61-të nga 138 vende të cilat ishin marrë në tudim nga raporti i Indeksit.

Po ashtu nga raporti rezulton se, në 2020-ën edhe vlerësimi me pikë ishte më optimist, ku Shqipëria regjistronte 46.5 pikë.

Në edukimin parauniversitar Shqipëria pozicionohet në vendin e 61-të, ndërsa në arsimin e lartë mban vendin e 49-të. Vendi përkeqësohet ndjeshëm në aspektin e trajnimeve dhe edukimit teknik ku renditet në vendin e 99-të.

 Në raport me vendet e rajonit, Shqipëria mban pozicionin më negative lidhur me ecurinë e Indeksit. Performancën më të mirë e regjistron Mali i Zi që renditet në vendin e 40, pasuar nga Serbia e 42-ta. Maqedonia e Veriut renditet në vendin e 46-të, ndërsa Bosnje-Hercegovina e 65-ta.

Indeksi i Inovacionit Global: Shqipëria e fundit në rajon, hapa pas Indeksi i Inovacionit Global: Shqipëria e fundit në rajon, hapa pas

Të fundit