Flash News

E-TJERA

Indeksi i Korrupsionit, zyrtarja e TI : Shqipëria ka humbur shumë shanse për ta luftuar seriozisht

Indeksi i Korrupsionit, zyrtarja e TI : Shqipëria ka humbur shumë

Një raport i Transarency International, i publikuar një ditë më parë, tregoi se Shqipëria kishte pësuar rënie me një pikë në Indeksin e Korrupsionit.

Drejtoresha e TI, Lidija Prokiç, ka sqaruar për Deutsche Welle se rënia apo rritja me nga një pikë nuk është diçka shqetësuese apo që duhet ta bëjë një vend krenar.

Prokiç shtoi se gjatë një periudhe 2-vjeçare Shqipëria ka shënuar vetëm dy pikë rritje, çka do të thotë sipas saj, se vendi i ka humbur shanset për të luftuar seriozisht korrupsionin.

“Është e vërtetë që Shqipëria ka pësuar rënie me një pikë indeksi në krahasim me vitin e kaluar. Por rëniet ose rritjet me nga një pikë nuk janë as për t’u shqetësuar shumë e as për t’u krenuar. Ajo që duhet të theksohet në rastin e Shqipërisë, është se, po ta shohim në një periudhë dhjetëvjeçare, ajo është ngritur vetëm me dy pikë. E kjo do të thotë se Shqipëria ka humbur shumë shanse për të luftuar seriozisht korrupsionin. Për shembull, shansin për të bërë një ligj elektoral që rrit transparencën dhe garanton për të gjitha partitë kushte të barabarta kandidimi në zgjedhje. Reforma zgjedhore nuk arriti ta zgjidhte këtë problem shumë të rëndësishëm dhe kjo ka ndikuar në rëndimin e situatës politike në vend dhe ka çuar në rënien e besueshmërisë te organet vendimmarrëse”, tha Prokiç.

Lidhur me procesin e vetting-ut, Prokiç tha se është pë t’u vlerësuar fakti që ka filluar të marrë formë, por theksoi se është detyra e gjyqtarëve dhe prokurorëve të sapozgjedhur, të fillojnë hetimin e rasteve të korrupsionit.

“Sa i përket vettingut, është pozitiv fakti që tani procesi ka filluar të marrë formë. Një element pozitiv, të cilin dua ta theksoj është fillimi nga puna i Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke bërë që të ulet ndikimi i Ministrisë së Drejtësisë mbi gjyqësorin. Por, ajo që duhet të ndodhë tani është që gjyqtarët dhe prokurorët e porsa zgjedhur të fillojnë me ndjekjen e rasteve të korrupsionit dhe kjo është diçka që do të jetë me rëndësi vendimtare”, shtoi zyrtarja e TI.

Të fundit