Flash News

E-TJERA

Indeksi i Numbeo: Sa të sigurt jetojmë në Shqipëri? ‘Alarm’ korrupsioni dhe rryshfeti

Indeksi i Numbeo: Sa të sigurt jetojmë në Shqipëri?

Një raport i fundit i Numbeo ka renditur 427 qytete të botës në bazë të Indeksit të Sigurisë.

Studimi i raportit është fokusuar në një sërë faktorësh që matin sigurinë në një qytet, përfshirë këtu: niveli i krimit, ecja e sigurt gjatë ditës dhe natës, grabitje ose vjedhje dhe vjedhje makinash, sulmi fizik nga persona të panjohur, të fyer ose të mërzitur nga dikush, sulm fizik për shkak të ngjyrës së lëkurës, origjinës etnike, gjinisë ose fees e të tjera.

Bazuar në faktorët e përmendur më sipër, Shqipëria renditet në vendin e 180 nga 427 qytete të marra në studim. Bazuar në faktorët e matur, më problematic në Shqipëri vlerësohet niveli i korrupsionit dhe i rryshfetit, 79.52%.

Niveli i krimit rezulton me 43,95 i moderuar, krimi është rritur në 3 vitet e fundit po ashtu paraqitet në nivel të moderuar me 48,92%.

5 qytetet më të sigurta në botë

Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe – 88,3

Doha, Katar – 86.0

Ajman, Emiratet e Bashkuara Arabe – 84,9

Taipei, Tajvan – 84,8

Sharjah, Emiratet e Bashkuara Arabe- 84.6

Qytetet më pak të sigurta në botë

Karakas, Venezuelë (16.60)

Pretoria, Afrika e Jugut (18.10)

Durban, Afrika e Jugut (19.00)

Johannesburg, Afrika e Jugut (19.20)

San Pedro Sula, Honduras (19.30)

Port Moresby, Papua Guinea e Re (19.60)

Kabul, Afganistan (19.89)

Rio de Zhaneiro, Brazil (22.30)

Alice Springs, Australi (22.70)

Fortaleza, Brazil (22.90)

Indeksi i Numbeo: Sa të sigurt jetojmë në Shqipëri?

Të fundit