Flash News

E-TJERA

Indeksi: Influenca kineze gjen shtrirje në Evropën Juglindore, ku renditet Shqipëria

Indeksi: Influenca kineze gjen shtrirje në Evropën Juglindore, ku

Indeksi i Kinës, i publikuar disa ditë më parë, tregon shtrirjen e ndikimit të Pekinit në vendet e e botës, përfshirë edhe impakti që ka në vendet e Evropës Juglindore.

Bazuar në të dhënat e Indeksit, rezulton se Kamboxhia është vendi ku ka më shumë ndikim Kina e vlerësuar me 233 pikë. Pas saj vjen Singapori me 228 pikë, Tajlanda me 226, Peruja me 219, Kirgistani me 207 dhe Filipinet me 204.

Sipas Indeksit, është vënë re një rritje e influencës kineze edhe në rajonin e Evropës Juglindore.

Serbia është vendi ku shtrihet më shumë infuelnca kineze e renditur në vendin e 27. Pas saj, vjen Çekia e renditur në vendin e 40, Bosnje-Hercegovina në vendin e 41, Mali i Zi i 42-ti nga 46 vende që janë vlerësuar.

Shqipëria renditet e parafundit në vendin e 45, ndërsa i fundit është Paraguaji.

Sipas Indeksit, në vitin 2021, Shqipëria kishte një PBB për frymë prej 5,837 USD dhe një popullsi totale prej 2,829,741 njerëz, me popullsinë kineze që vlerësohej në rreth 200 njerëz, ose 0,007% e popullsisë totale.

Sa i përket ndikimit në media, vendi ynë vlerësohet me 12 pikë nga 44 në total, duke u renditur në vendin e e 26-të. Infulenca kineze nëekonomi e pozicionin Shqipërinë në vendin e 37.

 

Të fundit