Flash News

E-TJERA

Indrit Hoxha: Basha bëhet kryeministër vetëm nëse rikthehet Berisha në krye të PD

Indrit Hoxha: Basha bëhet kryeministër vetëm nëse rikthehet

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Indrit Hoxha shprehet se e vetmja mundësi që Lulzim Basha të bëhet kryeministër është që në krye të PD-së të rikthehet lideri demokrat Sali Berisha. Sipas tij, ish-kryeministri Berisha është njeriu që mund të bashkojë PD-në, dhe të sjellë fitoren.

“Basha ka një shans të bëhet kryeministër. Që në krye të PD të kthehet Sali Berisha. Ai është nga njerëzit që mund ta bashkojë PD-në dhe të sjellë fitoren. Berisha nuk i ka ikur asnjë sfide në jetën e tij. Shpallja non-grata është sfidë për Berishën. Ai ka nisur një rrugë ligjore, duhet ta lëmë drejtësinë të flasë”-tha Indrit Hoxha.

Duke komentuar zgjedhjet për kryetarin e PD-së, Hoxha tha se Basha ka bërë masakër brenda partisë.

“Nëse ky është modeli perëndimor i Bashës, siç bëri këto zgjedhje, se di ku është perëndimi këtu. Në garat brenda PD, Basha ka fituar 3:0, ndërsa në betejen Rama-Basha, ka humbur 5:0. Ky ka bërë masakër brenda PD, hoqi 23 mijë anëtarë”-tha Indrit Hoxha.

Më tej, ai theksoi se Basha është votuar vetëm nga 30% e  anëtarëve të PD. Sipas tij, 70% e demokratëve nuk kanë besim te Basha.

Të fundit