Flash News

E-TJERA

Indrit Tuci flet para sfidës me Andorrën: Nuk duhet nënvlerësuar, do jap maksimumin

Indrit Tuci flet para sfidës me Andorrën: Nuk duhet

Në listën e të përzgjedhurve të Sylvinhos për dy ndeshjet me Andorrën dhe me Anglinë, është edhe Indrit Tuci.

Ky i fundit ka folur për rikthimin e tij, duke thënë se do të japë maksimumin në fushë.

"Ndihem shumë i lumtur që u ktheva në Kombëtare sepse për cdo futbollist është një arritje e madhe të jetë pjesë e Kombëtares sidomos kur kemi një mundësi më shumë për t’u futur në botëror. Do të jap maksimumin tim, djemtë më pritën mjaft mirë dhe shpresoj të bëjmë mirë në këto dy ndeshje", tha Tuci.

Tuci tha Andorra nuk duhet nënvlerësuar, por ai shtoi se shpreson që skuadra jonë kombëtare të marrë 3 pikët e kësaj sfide

"Më e rëndësishme është ndeshja e parë me Andorrën dhe nuk duhet t’i nënvlerësojme, pasi ata dinë të penalizojnë, sepse kanë lojën e tyre që nuk i pëlqen asnjë ekipi, të cilët mbrohen me çdo kusht që të mos pësojnë gol. Shpresoj të arrijmë ta fitojmë ndeshjen e parë dhe pastaj për të dytën do flasim më tej", përfundoi Indrit Tuci.

Të fundit