Flash News

E-TJERA

Kriminelët kanë në kontroll në zonat më të populluara? Kontrolle për kamera në rrugët dhe lagjet kryesore të Tiranës

Kriminelët kanë në kontroll në zonat më të

Policia ka nisur kontrollet në Tiranë për të parë nëse janë vendosur kamera të paautorizuara, pas urdhrit të djeshëm të drejtorit Muhamet Rrumbullaku.

Ky i fundit kërkoi kontrolle në disa qarqe, për të konstatuar nëse grupet kriminale kanë vendosur kamera për të mbikqyrur territorin dhe lëvizjet e policisë.

Vendimi erdhi pasi në qytetin e Shkodrës u gjetën 23 kamera në shtyllat elektrike, që dyshohet se ishin vendosur nga kriminelët.

Mësohet se verifikimet kanë nisur në disa lagje të Tiranës, si zona e Tegut, ish-parku, rruga “Myslym Shyri”, “21 Dhjetori”, te “5 Maji”, etj.

Urdhri i Rrumbullakut vlente për qarqe problmatike si Tirana, Durrësi, Elbasani, etj. Kjo situatë është shqetësuese, pasi dëshmon se krimi ka kontroll të gjerë në terren, aq sa mundet të instalojë kamera në zonat më të populluara.

Të fundit