Flash News

E-TJERA

Kriminelët kontroll mbi territorin/ Çmontohen 155 kamera në Tiranë, nën hetim 37 persona

Kriminelët kontroll mbi territorin/ Çmontohen 155 kamera në

155 është numri i kamerave të çmontuara në Tiranë. Ato dyshohet se janë vendosur nga bandat kriminale për të mbikqyrur territorin.

Operacioni policor i koduar “Fijet”po zhvillohet në të gjitha qarqet e vendit dhe rezultati ëshrë shqetësues, sepse janë hequr qindra kamera, që do të thotë se krimi ka kontroll mbi territorin.

Sa i përket operacionit të zhvilluar në Tiranë, janë marrë nën hetim 37 persona, të cilët i kishin montuar këto kamera, në mënyrë të kundërligjshme.

Operacioni u krye në rrugët: “Mustafa Grablleshi”, “Pasho Hysa”, “Gani Domi”, “Muharrem Zalli”, “Sali Nivica”, “Mihal Grameno”, “Brigada 8”, “Ylbere Bylykbashi”, “Irfan Tomini”, “Anastas Shundi”, “Shyqyri Berxolli”, “Jusuf Gervalla”, “Maliq Muço”, “Sulejman Pasha”, “Myslym Keta”, “Thoma Filipeu”, “5 Maji”, “Ali Baushi”, “Dalip Topi”, “Kongresi i Manastirit”, “Skënder Vila”, “Muhamet Deliu”, “Qemal Stafa”,  “Besa”, “Marie Logoreci”, “Sarina”, “Kasem Qafzezi”, bulevardin “Bajram Curri”, Rrugën e Dibrës.

Nën hetim janë: B. M., E. K., V. D., R. K., D. M. (D)., I. O., I. S., Gj. C., G. S., B. S., L. F., F. K., E. M., R. Ç., B. S., F. D., E. M., G. Ç., L. D., E. D., E. M., E. P., B. M., Z. K., Sh. Sh., A. M., A. Sh., Sh. A., A. D., A. D., U. M., F. I., A. A., E. E., K. B., E. M. dhe A. A.

 

Të fundit