Flash News

E-TJERA

Inflacioni rriti të ardhurat e qeverisë, shpenzimet ‘zbrazën’ xhepin e qytetarëve

Inflacioni rriti të ardhurat e qeverisë, shpenzimet

Të dhënat e Ministrisë Financave për vitin e kaluar treguan se të ardhurat e qeverisë u rritën në mënyrë të konsiderueshme krahasuar me periudhëen para pandemisë.

Një studim i BIRN, konkludoi se më e iftuara në mesin e rritjes së çmimeve në tregun ndërkombëtar, doli qeveria me shtimin e arkëtimeve tatimore. Ndërsa të ardhurat e qytetarëve kanë qenë më të ulta se gjatë vitit 2019, para krizës që kaploi thuajse të gjitha ekonomitë e botës pas shfaqjes së Covid-19.

Gjatë vitit 2021, çmimet e mallrave që tregtoheshin nga vendet e tjera, të drithërave dhe karburanteve, u rritën në mënyrë drastike. Shqipëria importoi gjatë vitit të kaluar 611 mijë tonë karburante, taksimi i të cilave përbën zërin më të madh të të ardhurave të qeverisë.

E teksa qytetarët përballeshin me çmime mjaft të larta, inflacioni u konvertua në të ardhura më të arta për arkën e shtetit. Shpenzimet që ka paguar xhepi i qytetarëve kanë qenë shumë herë më të larta.

Të ardhurat e përgjithshme të buxhetit të shtetit arritën në 510 miliardë lekë, (4.25 miliardë euro) gjatë vitit 2021, nga 226 miliardë në vitin 2020 kur ishte edhe kriza e pandemisë dhe 460 miliardë në vitin 2019, viti para pandemisë.

Buxheti i shtetit shënoi shpenzime prej 596 miliardë lekësh dhe një deficit buxhetor prej 127 miliardë lekësh.

Të fundit