Flash News

E-TJERA

Infarkt në turnin e natës/ Ndahet nga jeta mjeku që i shërbeu fëmijëve për 20 vite

Infarkt në turnin e natës/ Ndahet nga jeta mjeku që i

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e së enjtes Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, ku mjeku i njohur pediatër Bashkim Nezaj është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme, teksa ishte në krye të detyrës, gjatë turnit të natës në Spitalin Pediatrik.

Dr. Nezaj, një figurë e respektuar në mjekësinë shqiptare, ka humbur jetën si pasojë e një infarkti, ndërsa ndodhej në shërbim si mjek roje. Ai dha frymën e fundit në vendin ku kishte shërbyer me përkushtim për më shumë se dy dekada, duke u kujdesur për shëndetin e fëmijëve.


Lajmi i ndarjes së tij nga jeta ka shkaktuar një dhimbje të thellë mes kolegëve, miqve dhe gjithë komunitetit mjekësor. Të shumta kanë qenë reagimet ngushëlluese në rrjetet sociale, ku Dr. Bashkimi kujtohet si një njeri i qetë, i dashur dhe i përkushtuar ndaj profesionit të tij fisnik.

Të fundit