Flash News

E-TJERA

“Infeksioni ka marrë dhenë”, Panariti: Sqaroni qytetarët sepse janë në panik, nuk dinë çfarë të përdorin

“Infeksioni ka marrë dhenë”, Panariti: Sqaroni
Edmond Panariti

Drejtori i Kabinetit në Presidencë, Edmond Panariti ka reaguar pas gjobave të shumta të vendosura nga policia ndaj shkelësve të masave anti-Covid. Ai thotë se “shfaqjet butaforike represive policore”, duhet të ndalojnë dhe të nisë një fushatë udhëzimi.

Përmes një postimi në Facebook, Panriti thotë se qytetarët duhet të ndihmohen dhe të sqarohet se si duhet të veprojnë nëse infektohen me koronavirus. Sipas tij, njerëzit janë në panik dhe konfuzion, ndaj duhet t’u bëhet me dije se çfarë protokollesh të ndjekin.

Panariti thotë se situata është përkeqësuar, pasi mungon orientimi dhe protokolli.

“Në vend të "show" forcës nxitoni të ndihmoni dhe sqaroni njerëzit e infektuar si duhet të veprojnë, ku duhet të drejtohen, çfarë duhet të përdorin në fillim të shënjave të covid , por edhe më pas nëse situata nuk përmirësohet?

Si duhet të veprojnë diabetikët? Si duhet të veprojnë të sëmurët me koronare dhe kardiopatët? Si duhet të veprojnë gratë shtatzëna? Si duhet të veprojnë gratë me fëmijë në gji?

Pra shpërndani fletushka me udhëzime më çdo shtëpi, konsultore dhe ambulancë..

Njerëzit janë të hutuar, janë në panik nuk dinë çfarë të përdorin dhe mos të përdorin.. Sepse ka konfuzion, nuk ka protokoll, nuk ka transparencë dhe për rrjedhojë ka abuzim”, shkruan ndër të tjera Panariti.

 

Të fundit