Flash News

E-TJERA

“Infektimet në Tiranë rriten me 6% çdo muaj”, Sulçebe: Ndodhemi larg imunitetit të tufës

“Infektimet në Tiranë rriten me 6% çdo muaj”,

Mjeku imunolog, Genc Sulçebe ishte i ftuar këtë të hënë në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku u shpreh se shifra e të infektuarve rritet me 5-6 % çdo muaj, dhe duke patur parasysh këto shifra, deri në fund të qershorit imuniteti i tufës mund të rritet deri në 85%.

Ndërsa përsa i përket rangut vendor, ai tha se ndodhemi shumë larg imunitetit të tufës.

 “Duket se ritmi të paktën në Tiranë i përshpejtimit të përhapjes së infeksionit shkon në rreth 5-6 përqind në muaj.   Domethënë që nëse jemi në 40 përqind që e kanë kaluar infeksionin, atëherë nëse jemi me këto ritme rreth 5-6 përqind në muaj i bie që imuniteti i tufës që aktualisht është më i lartë se në fillim. Me këto ritme nëse vazhdon kështu mund të themi se në fund të qershorit duhet ta arrijmë imunitetin e tufës“, u shpreh ai. 

Gjithashtu, mjeku i njohur u shpreh se kushtet e tanishme janë optimale për përhapjen e virusit, si kushtet klimaterike, temperaturat, lagështia por gjithashtu kanë ndikuar dhe festat e fundvidit.

Të fundit