Flash News

E-TJERA

Infektimi i Piperos, Fico tregon se kur jemi të mbrojtur nga Covid-19

Infektimi i Piperos, Fico tregon se kur jemi të mbrojtur nga Covid-19
Albana Fico

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico foli për situatën e pandemisë dhe për infektimin me koronavirus të mjekut infeksionist, Pëllumb Pipero, dy javë pasi mori dozën e parë të vaksinës anti-Covid.

Fico u shpreh për “News24” se njerëzit janë të mbrojtur nga koronavirusi, kur i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës. Sipas saj, trupi i njeriut nis të krijojë antitrupat e parë 12 ditë pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës, dhe është i mbrojtur nga virusi një javë pas dozës së dytë.

“Është një fenomen i njohur, por që nuk cënon efikasitetin e vaksinës, që përveçse nga kushtet si prodhohet e ruhet, ka dhe një element tjetër, që për faktin që është me dy doza, ndërtimi i anti-trupave ndodh në një distancë 12-ditore nga doza e parë dhe pas një jave nga doza e dytë”, tha Fico.

Të fundit