Flash News

E-TJERA

Infektimi i Piperos me Covid-19, Bino: Vaksina ndalon sëmundjen, jo transmetimin

Infektimi i Piperos me Covid-19, Bino: Vaksina ndalon sëmundjen, jo

Infektimi i mjekut të njohur Pëllumb Pipero me Covid-19 disa ditë pas vaksinimit ka ngjallur mjaft reagime e debate duke vënë në pikëpyetje edhe efektshmërinë e vaksinës së Pfizer.

Anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve Silva Bino në një intervistë për ABC u shpreh se fakti që bën vaksinën nuk do të thotë se je i mbrojtur menjëherë.

Ajo theksoi se duhet të kalojnë deri në 6 javë nga doza e parë që të arrish në mbrojtje, ndërsa shtoi se vaksina ndaj COVID nuk ndalon transmetimin por sëmundjen, që do të thotë se një person mund të marrë virusin dhe ta transmetojë tek të tjerët, pa shfaqur forma të rënda.

“Pëllumbi është në gjendje të mirë shëndetësore. Fakti që bën vaksinën nuk do të thotë se patjetër je i mbrojtur menjëherë. Nuk krijohen antitrupat menjëherë. Fakti që Pfizer e ka dozën e dytë pas tre javësh do të thotë se arrijmë një reagim të mirë pas 3 javësh.

Ne i mbështetemi të dhënave që ka Pfizer. Deri tani nuk mund të themi se ke mbrojtjen të plotë. Deri në dy javë pas dozës së dytë mbrojtja shkon në 95 %.

Duhet të kalojnë pra 6 javë nga doza e parë që të arrish një mbrojtje. Kjo vlen për të gjitha llojet e vaksinave. Vaksina ndaj koronavirusit ne themi se nuk ndalon transmetimin por sëmundjen. Si vaksina e gripit. Ti mund ta marrësh virusin dhe ta transmetosh atë.

Ti për vete mund të kalosh një formë fare të lehtë të sëmundjes. Mund ta transmetosh tek të tjerët por vetën nuk ke formë të rëndë”, tha Silva Bino.

Të fundit