Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Infektimi në shkolla arritën pikun dy javë pas hapjes: 1320 mësues dhe 850 nxënës, të prekur brenda 2 muaj e gjysmë mësim
Pas shifrave sporadike të raportuara a denoncuara pjesërisht në media, tanimë kemi një pasqyrë të plotë mbi situatën e infektimeve në shkollat e qarkut të Tiranës që prej 14 shtatorit, kur ato hapën dyert.
Bëhet fjalë për 1320 mësues dhe 850 nxënës të prekur nga COVID-19 në të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar në pesë qytetet e qarkut: Tiranë, Kamzë, Kavajë, Vorë dhe Rrogozhinë.
Të dhënat janë raportuar nga drejtorët e zyrave vendore arsimore dhe përfaqësues të institucioneve shëndetësore në takimin e thirrur nga prefekti i Qarkut Tiranë, Toni Gogu, lidhur me vijueshmërinë e procesit mësimor.
Tryeza vjen në fund të javës së dytë të mësimit, sipas skenarit të dytë të mësimdhënies së alternuar e thuajse tre muaj që nga nisja e shkollës, njofton gazeta Panorama.
Grafiku i depërtimit të COVID-19 në shkollat e kryeqytetit nuk i përgjigjet kurbës në rritje progresive të infektimeve në rang vendi. Pikën më kritike, shkollat e kanë njohur në javën e katërt.
Por rritja është reflektuar më herët, në harkun 29 shtator-2 tetor, fiks dy javë pas fillimit të shkollës, po aq kohë sa është edhe periudha e inkubacionit. Pavarësisht shifrave, zyrat arsimore, sikundër edhe drejtues të tjerë më lart nuk pranojnë që shkolla të jetë vatër e përhapjes së virusit, duke e lidhur me faktin që virusi të jetë marrë në ambientet jashtë saj.
Në përfundim, të gjithë drejtuesit u zotuan se jemi në kushte ku mund të vijojmë normalisht procesin mësimor e madje deri në mbylljen e vitit shkollor. Sidoqoftë, fakt është që viti shkollor nuk ka nisur me zero mësues e nxënës të infektuar. Në ditën e parë, dhjetëra mësues e më pak nxënës nuk u paraqitën fare.
Java e parë regjistroi 84 mësues dhe 14 nxënës, numër ky që “fluturoi” në fillim të tetorit duke u trefishuar, raporton gazeta Panorama. Megjithse brenda muajit erdhi dhe rënia që vazhdoi edhe në nëntor. Ndërkohë, që në vend rriteshin frikshëm të infektuarit, shkollat e Tiranës njohën pikun më të ulët.
Grafiku nuk ka pësuar luhatje të forta në vazhdim, por sidoqoftë, kjo nuk i ndaloi ekspertët shëndetësorë që në bashkëpunim me ata të arsimit të vendosnin kalimin në skenarin e dytë të mësimit të alternuara midis prezencës fizike në klasë dhe shtëpisë.
Grafiku sigurisht paraqet vetëm situatën e infektimeve, por jo atë të fataliteteve. Pavarësisht vendit ku e morën virusin, në rang vendi numërohen më shumë se dhjetë mësues që e kanë humbur betejën me COVID-19. Ashtu si në rang global, nxënësit, edhe pse shumëfish më të lartë në numër se mësuesit, për fat të mirë, rezultojnë më pak të prekur nga virusi.
Situata pandemike nxori në pah një kërkesë të shtuar për burime njerëzore. Një mijë mësuesit rezervë nga portali “mësues për Shqipërinë” jo në të gjitha rastet kanë bërë punë. Në zona të largëta apo rurale, midis papunësisë dhe punës, shumë kanë zgjedhur të parën.
Një numër i konsiderueshëm vendesh vakante të krijuara në arsim pas infektimeve apo kontakteve të ngushta me të infektuarit nuk janë plotësuar menjëherë duke krijuar mungesa e vakanca disa javore. Në jo pak raste, të panevojshme e deri edhe abuzive. Ardhja e testeve të shpejta zgjidh një problem që zyrat vendore kanë pasur me mësuesit që nuk paraqiteshin në punë pas izolimit deri në pritje të përgjigjes së tamponit.
Tanimë, me përgjigjen e testit brenda 5 minutash, problemi i mungesës së mësuesve mbetet çështje e kapërcyer. Aksesi në mësimin online, për klasat e ndërmjetme, gjithashtu mori rrugën e zgjidhjes, pas zotimit të prefektit për ta adresuar në institucionin përgjegjës, AKEP dhe operatorët e internetit.
Orët online, stres për mësues e nxënës
Pasi e prekën një herë në tre muajt e vitit shkollor që u përmbyll nën diktatin e COVID-19, mësimi online u kthye në makthin e mësuesve, prindërve e madje edhe nxënësve të mësuar me kontaktin me shkollën. Rikthimi në mësimin online nuk është pritur aspak mirë. Ai i alternuari, më keq akoma. Orët e zhvilluara fillimisht në klasë me një grup për t’i përsëritur pasdite nga kompjuteri në grupin e dytë, të tretë apo të katërt, për mësuesit është kthyer në stres. Jo më pak, për prindërit që duhet t’u sigurojnë akses në internet e pajisjet e duhura. Nga 1760 shkolla në të gjithë vendin, 1360 prej tyre zhvillojnë mësimin sipas skenarit të parë, në mjediset fizike, përfshirë këtu maturantët dhe klasat e para. Ndërsa 155 të tjera, të dëmtuara nga tërmeti zhvillojnë mësim në shkolla të tjera me katër turne deri në 19:45.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38