Flash News

E-TJERA

Infektohen me Covid-19 shtatë nxënës, mbyllet një klasë e gjimnazit "Sejfulla Malëshova" në Këlcyrë

Infektohen me Covid-19 shtatë nxënës, mbyllet një klasë

Një klasë në gjimnazin "Sejfulla Malëshova" në Këlcyrë është mbyllur, pasi shtatë nxënës janë infektuar me Covid-19.

Klasa u mbyll me urdhër të Institutit të Shëndetit Publik si masë për parandalimin e përhapjes më tej të infeksionit.

ISHP ka vendosur që mësimi të rifillojë pas 14 ditësh. Ndërsa një ditë më parë u mbyll gjimnazi “Qazim Pali” në Borsh, pasi disa mësues dhe nxënës rezultuan të infektuar me koronavirus.

Të fundit