Flash News

E-TJERA

Infektohen me COVID dy efektivë policie, njëri prej tyre dërgohet në spital

Infektohen me COVID dy efektivë policie, njëri prej tyre dërgohet

Dy punonjës të drejtorisë së Policisë në Elbasan janë infektuar me COVID, teksa njëri prej tyre ndodhet i shtruar në spital.

Burime për “Panorama” bëjnë me dije se njëri është një oficer në këtë drejtori dhe tjetri është një efektiv i skuadrës “Shqiponja”.

Mësohet se efektivi i “Shqiponjës” ka shfaqur komplikacione dhe është dërguar me urgjencë në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

Ndërkohë, kujtojmë se sot në Elbasan u regjistruan 14 raste të reja me Covid, 7 prej të cilëve ishin mësues.

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot për 281 raste të reja pozitive dhe tre viktima në shkallë vendi. Nga fillimi i pandemisë Elbasani ka regjistruar 279 persona të infektuar.

Të fundit