Flash News

E-TJERA

Infektohet me Covid-19 i penduari i drejtësisë në burgun e Drenovës

Infektohet me Covid-19 i penduari i drejtësisë në burgun e

Koronavirusi në burgun e Sigurisë së Lartë në Drenovë, duket se nuk ka kursyer as të dënuarit më të njohur për shqiptarët.

Së fundmi, konfirmohet se është infektuar nga Covid-19 edhe i penduari i drejtësisë Luftar Reçi. Dje Reçi është dërguar drejt Spitalit të Korçës për të marrë mjekim më të specializuar.

Luftar Reçi ka dhënë detaje për dy vrasje të bujshme, ku ishin të përfshirë Emiljano Shullazi dhe Lulzim Berisha.

Megjithëse janë raportuar deri tani 3 raste me Covid-19 në burgun e Drenovës të cilët po marrin trajtim në Tiranë, ende nuk ka shifra të publikuara nga vetë institucioni.

Të fundit