Flash News

E-TJERA

Infektohet me Covid-19 një tjetër mjek shqiptar, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore

Infektohet me Covid-19 një tjetër mjek shqiptar, ndodhet në

Mjeku anestezist, Mihal Kerci është infektuar me koronavirus dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Lajmin e ka bërë të ditur Shoqata e Anestezistëve dhe Reanimatorëve të Shqipërisë përmes një njoftimi në Facebook.

Në njoftim thuhet se Kerci është nën asistencë respiratore maksimale, ndërsa bluzat e bardha janë në mbështetje të ekipit mjekësor që po i shërben me profesionalizëm dhe përkushtim maksimal.

“Prej disa ditesh prof.Mihal Kerci eshte nen asistence respiratore maksimale ne gjendje kritike per jeten.Jemi te gjithe ne mbeshtetje te ekipit mjekesor qe po i sherben me profesionalizem dhe perkushtim maksimal.

Lutemi te gjithe per shendetin e te palodhurit,organizatorit dhe drejtuesit te jashtezakonshem,kryetarit te shoqates sone! Me shpresen per ta kaluar situaten e veshtire,i urojme prof.Mishes rikuperim dhe sherim te shpejte !”, thuhet në njoftim.

Të fundit